UjeKllokoti.com   

 
     
 
   
   
   
   
 

 

 

 

 
 
Shendeti
 
  Klikoni me poshte per te zmadhuar Certifikatat!
 
 
 
   
 

Certifikatat qe deshmojne se kujdesemi per shendetin...

 
 
 

-Gjatë ndryshimeve gjeologjike të korës së tokës janë shënuar levizje vertikale tektonike. Rajoni  i Anamoravës për nga ndërtimi i relievit i takon ndryshimeve gjeologjike të shkaktuara nga lëvizjet  tektonike. Ky reliev është ndërtuar nga lëvizjet tektonike vertikale me c’rast disa pjesë të tokës janë ulur, kurese disa janzë ngritur. Këtë konstatim e argumentojnë edhe tërmetet e prillit dhe majit te vitit 2002.Disa pjesë të relievit jan ngritur edhe nga shpërthimet e brendshme,nga brendesia e thell e tokës.

Dihet se korja e tokës është ndertuar nga shtresat e ndryshme magmatike dhe erupsionet vullkanike.

Morava e Epërme,sipas pamjes së relievit dallohet me kodrina dhe lugina tektonike.Kodrinat dhe malet bëjn pjesë,për nga vjetersia,në malet e vjetra (molake) me maje të rrumbullakëta dhe te ulta.Këto male lugina janë te pasura me minerale.Pikërisht në moraven e Epërme dhe nëper majat e maleve dhe kodrinave vërehen se kanë vepruar dikur vullkanet dhe pas shuarjes së tyre kanë mbetur vetem kupolat rrumbullake.Ato vullkane kan nxjerrë minerale të shumta mbi koren e tokës nga ujrat nëntokësorë,të cilat e bejnë thithjen e mineraleve dhe ato i grumbullojn ne luginën e Moravës së Epërme.

Irrallë është ai vis ne te cilin në një sipërfaqe kaq të vogël disponon me më shum burime të ujrave shëruese,termale e minerale sikurqë është Anamorava…..

Lugina e Moraves së Epërme është akumuluese e ujrave minerale.

Pikërisht në Kllokot bëhet grumbullimi i ujërave minerale. Këtu është edhe një dukuri natyrore sepse magma është më afër siperfaqës së tokës e cila liron temperaturë e nga këto temperatura uji fiton nxehtesinë.

Uji i Kllokotit, pos që është natyral,ai është edhe terma-mineral.