UjeKllokoti.com   

 
     
 
   
   
   
   
 

 

 

 

 
 
Historiku i shkurter
  Klikoni me poshte per me shume informata!
 
 

Pozita gjeografike
Veçorit fiziko – gjeografike
Hidrografia
Perbërja pedologjike e tokës
Ky vendbanim, për nga pozita gjeografik, bën pjesë në vendbanimet me pozitë më te mirë gjeografike në Moraven e Epërme
 
Morava e Epërme shtrihet prej pjeses së siperme të lumit Morava e deri te Uglari.
Kllokoti shtrihet pikërisht ne qendër të Moraves së Epërme.
Pozitën e mirë gjeografike ia mundesojnë fushat pjellore,si dhe malet,të cilat e rrethojnë Luginën e Moravës po thuaj se nga të gjitha anët
Duke u mbështetur në përbërjen gjeo-marfologjike dhe veçoritë e tjera fiziko-gjeografiken të këtij lokaliteti, pikërisht për nga relievi,shohim forma të ndryshme të relievit.Fusha të rrafshta të rrethuara në periferi me male,si ato te Karadakut nga jugu dhe me kodrinat nga veriperëndimi.Në verilindje dhe jugperëndim me luginën tektonike e cila quhet Lugina e Moravës.Lartesia mesatare e këtij lokaliteti është 479 metra.Për nga kushtet klimatike,ketu ndikon klima e mesme kontinentale me dimra te butë dhe verë mesatarisht të nxehtë.
Ky vendbanim është i pasur me ujra nëntokësorë dhe mbitokësorë.Për ujrat nëntokësorë është folur dhe shkruar se ne kët lokalitet gjenden ujëra nëntokësorë mineral dhe natyral,ku për nga rëndësia mund të flitet shumë.Ndërsa ujërat mbitokësor pos lumenjeve të vegjël, të cilët rrjedhin nga viset nalore,këtë ultësir e përshkon edhe lumi më i madh, Morava e Binçës, e cila i mbledh të gjitha ujërat mbitokësorë dhe i derdh në Detin e Zi.
Për nga përbërja e tokës, në këtë vendbanim vërehen këto lloj të tokës.NëLuginën e Moravës shtrihet shtresat sentimentale dhe aluviale të tokës së përziera nga pak me rërë dhe të cilësisë së lartë produktive.



Vështrim i Shkurtër Historik

Periudha iliro – dardane Kllokoti ishte vendbanim i vjetër në rrafsh, pran tarracave të lumit.Ky lokalitet i takon fazës paradardane të shek.XII-IX para epokës sonë Këtë e dëshmojnë gjurmimet arkeologjike.Në Kllokot,qysh kohërat e lashta ka egzistuar shpërthimi i ujit terma-mineral me nje intenzitet më të dobët.Gjatë periudhës iliro-dardane mund të përshkruhet një zhvillim ekonomik,eksponatet e këtij zhvillimi ruhen si monomente arkeologjike.Në afërsi të këtij burimi është ngritur nje vendbanim i hershëm dhe i madh, me të gjitha tiparet e një qytetërimit të organizuar, me nje zhvillim infrastruktural i quajtur me emrin Urban,pikërisht në mes Kllokotit dhe Tërpezes së sotme.Ky vendbanim bën pjesë në vendëbanimet e kohës  dardane dhe ka qenë i vendosur në udhëkryqin e rrugës Artanë, Urban,Smirë e deri në Shkup..Në këtë lokalitet janë gjetur disa eksponate të skulpturës së kohës, të cilat tregojnë dhe argumentojnë lashtësinë dhe zhvillimin ekonomik e kulturor të kësaj treve.Po në kët trevë, në ultësirën e lumit Morava e Binçës,në Kllokot,është gjetur një stelë e cila paraqet « Zonjën Dardane ».
  
Ne 1919 Yotri Minic e ka vrejtur se pas reshjëve të shiut lirohej nje gaz.
Ne 1936 Avokati nga Gjilani e blen terenin ku gjindet burimi. Aj ka planifikuar me ndertu barak, pishin si ne Banj te vranjes (ish yugosllavi).
Ndertimi ende nuk ka perfenuduar kur filloj lufta e dyt botërore për kët e rethuan me mure vendin për te mbrojtur.
Pas luftës doktor dhe kimistë filluan te analizojnë ujin dhe vrejtën se kishte veti shëruse.
1945 ishte fillimi i socializmit dhe për kët pronat shoqërore kaluan në prona shtetërore.
Ndermarrja shoqëror « Banja e Kllokotit » në Kllokot është themeluar në shkurt të vitit 1953
Lansimi i prodhimëve për herë te parë është ber në vitin 1964
Një Kohë shum të gjatë është vërtetuar se në Kosovë tregu i shitjes se ujit Mineral ka qenë shum i dobët shkaqet kan qen: Mkg jo i adaptuar per Kosovë, Standardi i jetës i ulët , cmimet të larta.
1978 Riorganizimi i strukturave interne
1981-1998 Kriza sociale, përjashtimi i puntorëve shqiptar nga puna
2005 Privatizimi: « GANIROSHA »  group  ka privatizuar ndërmarrjen dhe menagjonë që nga 25.11.2005.

• Në kohën e Dardanis popullatës i mungonte ushiqimi për njerzit dhe gjithashtu për kafshët.
 

• Sa na është e njohur sot qysh në kohën e Dardanve në Kllokot ishte një vend ku njerzit kan vrejtur kafshët qe ushqehëshin në atë vend ishin shumë më të shëndetëshme dhe kështu burimi i Kllokotit është bërë nje vend ku grat dhe vashat kan filluar ta shpërblejnë me rrobat e veta si dhurata. Dhe vendosnin gjdo vjet për ditën e Shen gjergjit dhuratat ishin me te rendesishme…